Perbersit:
-4 gota miell
-1 filxhan kafeje vaj ulliri
-1 & 1/2 gote uje
-1 & 1/2 luge caji kripe
-1 luge caji sheqer
-1 luge maja
-pak qumesht
Ndersa sasite e rigonit,salces dhe proshutes jane : 1 luge rigon, 3/4 luge salce e kuqe dhe nja 2 feta proshute te prera ne copeza te vogla.
Per te pergatitur buken perzijini te tere permbajtesit ne nje tas dhe punojeni brumin per nje cope kohe.[Perpara se ta hidhni dhe majane me permbajtesit e tjere , vijeni te tretet ne pakez qumesht te vaket.Eshte me mire kur lihet ne qumesht se ne uje.]
Me pas ndajeni brumin ne 3 pjese dhe perzini cdo pjese me (rigonin,salcen, proshuten) ose me cfare te doni ju.Psh nese perdorni zarzavate mund te perdorni nga ato qe leshojne ngjyre si panxhar,karrote,spinaq etj.Panxharin dhe karroten eshte mire ta zini dhe ta kulloni mire para perdorimit.
Pasi ta perzini brumin me to , perpunojeni serish.Me tej mbulojini 3 copat e brumit me nje lecke pak te lagur dhe lijeni brumin te vije per 30 minuta.Me pas punojeni dhe pak me dore dhe pastaj cdo cope brumi hollojeni ne forme shiriti .Pastaj lidhini tre shiritat ne menyre qe te formohet nje gershet brumi.Lyjeni me pak te verdhe veze siper .Mund ti hidhni dhe susam siper brumit nese deshironi.
Shtrojeni brumin ne nje tepsi ku keni vene leter furre me pare dhe vijeni te piqet ne furren e ndezur me pare me 200-250 gr C.Koha e pjekjes varet nga deshira juaj ,kryesisht kur merr ngjyre te kafte ose te kuqerremte eshte gati.