Përbersit per 6 përsona:
-400 g miell ,
-2 vezë ,
-300 g djathë i bardhë i grirë ,
– 3 lugë djathë kaçkavall i grirë ,
-1 filxhan vaj ulliri ,
-pak piper.
Përgatitja: Përzieni në një tas vezët me 250 g nga djathi i bardhë i grirë, djathi kaçkavall, 3/4 e vajit, miellin, piperin dhe 1.5 filxhan ujë. Rriheni derisa të krijohet një masë e ngjeshur. Hidheni vajin e mbetur në një tepsi. Shtrijeni atë në të gjithë tepsinë dhe vendosni masën e krijuar, duke i dhënë formën e tepsisë. Djathin e mbetur hidhjani përsipër bashkë me piperin. Piqeni bukën në furrë me temperaturë 200 gradë për rreth 45 minuta. Servireni të ngrohtë. Mund të shoqërohet me gjellën e drekës ose me meze të ndryshme.