Buding frutash ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )
Përbërësit
3 pjeshkë të pjekura mirë
2 banane
200 gr manaferra
lëng limoni
fara kiash
Përgatitja
1
Pjeshkëve u hiqet lëkura, priten në copa dhe vendosen në frulator, mixer. Shtohet lëng limoni dhe treten gjersa të bëhet krem, i shtojmë farat e kias dhe e përziejmë.
2
Vendosen në kupa dhe I lemë në frigorifer për 2 orë (gjatë kësaj kohe kremi trashet pasi farat kanë vetinë që të thithin lëngun dhe kështu kremi do rezultojë I trashë si buding).
3
Pas 2 orësh tresim edhe bananet me manaferrat dhe I vendosim sërisht në frigorifer gjer në momentin e shërbimit. Frutat para se ti tresim duhet të jenë të ftohta nga frigoriferi.