Brusketa me Avokado

spot_img

Brusketa me AvokadoPër 2 persona:
-2 feta bukë,
-6 feta proshutë,
-1 avokado i pjekur mirë,
-pak gjethe sallate,
-½ limon,
-2 lugë majonezë,
-2 lugë panë,
-1 thelb hudhër e vogël,
-piper e kripë

Përgatitja: Në një tigan skuqim fetat e proshutës për 5 minuta. Më pas i vëmë në një pjatë me letër kuzhine për t’u hequr yndyrën e tepërt. Avokadon e ndajmë në mes, i heqim bërthamën dhe pasi ta qërojmë e ndajmë në feta jo shumë të holla dhe i lyejmë me pak lëng limoni. Sallatën e ndajmë me dorë në copa jo shumë të vogla. Përziejmë majonezën me panën, pak hudhër të shtypur, kripë dhe lëngun e limonit të shtrydhur (këtë të fundit shtojeni dalëngadalë pasi duhet ta rregulloni sipas shijes suaj). Thekim fetat e bukës, i lyejmë me pak salcë, vëmë pak sallatë, proshutën në copa jo të mëdha si dhe feta avokado. E spërkasim sipër me salcën dhe e konsumojmë menjëherë.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles