Përberesit:
- bukë integrale,
- gjalpë dhie,
- reçel manaferre,
- salcë koso pa kripë,
- fara pishe,
- salcë luleshtrydheje,
- 1 lugë gjelle gjalp bimor ose margarinë, (shërben për të ndërtuar piramidën)
Përgatitja:
Presim katër feta buke në formë trekëndëshi. I thekim në furrë. I lyejmë me gjalpë dhie mbi to vendosim reçel manaferre. Në qëndër të pjatës vendosim masën e gjalpit bimor dhe mbështesim të katërta pjesët e bukës trekëndore, duke krijuar piramidën me kulm të ngritur. Salcën e kosit e vendosim në një kaush pastiçerie dhe me të formojmë brinjët dhe kulmin e piramidës. Mbi reçelin e manaferrë shtojmë farat e pishës.
Së fundmi kulmin e piramidës e përskuqim me salcë luleshtrydheje dhe pjatëm e dekorojmë me petale trëndafili.