2 brinjë qengji,
2 kupa miell,
2 kupa vezë,
1 kupë galeta,
2 lugë gjelle dhiozmë,
1 lugë gjelle rigon, gjysmë kupe bajame të grira, ½ kupe parmezana,
1 lugë gjelle paprika, 3 lugë gjelle horseradish (shikoni foton), vaj për skuqje, kripë, piper
Brinjët e qengjit i spërkasim me kripë, piper dhe horseradish. Rrahim vezën me pak vaj dhe kripë. Përziejmë galetën me dhiozmën, parmezanën, bajamet dhe paprika.
I lyejnë brinjët fillimisht me miell, pastaj me vezë dhe në fund me galetën e përzier me erëzat.
I skuqim dhe pastaj i vendosim në letër kuzhine, që të thithë vajin e tepërt.
Brinjët e qengjit janë gati dhe kanë një shije fantastike.
Ju bëftë mirë!