Brinjë qengji krokante me patate në rozmarinë e bajame të pjekura
Përbërësit
- 1 kg brinjë qengji
- 800 gr patate
- 200 gr pançetë e tymosur
- vaj ulliri
- ½ gotë vere te bardhe
- 100 gr bajame të pjekura
- 1 gotë e vogël raki
- kripë
- piper
- rozmarine
Hapat
- Brinjët e qengjit i aromatizojmë me kripë e piper dhe i lyejmë me miell.
- Në një tigan hedhim 5 lugë gjelle vaj dhe pasi të nxehet skuqim brinjët nga të dy anët.
- Në lëngun e mbetur nga skuqja shtojmë verën, rakinë, pak rozmarinë të freskët dhe ½ gotë ujë.
- Të gjitha i lëmë të ziejnë ngadalë, derisa të përftohet një salcë, të cilën e kullojmë derisa të bëhet homogjene.
- Presim patatet në feta rrumbullake me trashësi 1 cm, i spërkasim me kripë, piper, rozmarinë dhe vaj.
- I përziejmë mirë dhe i pjekim në furrë në temperaturë 220 gradë për 20-25 minuta.
- Vendsoim brinjët, të cilat i spërkasim me salcën e nxehtë. Në fund i zbukurojmë me bajamet e pjekura.