Biskota me kafe moka

spot_img

Biskota me kafe mokaPërbërësit:

– 125 gr gjalpë

– 125 gr sheqer

– 2 lugë kafeje e bluar shumë imët (ose Nescafe e tretur në ujë)

– 1 lugë esencë vanilje

– 150 gr miell

– gjysmë pakoje maja pluhur

– pak kripë

– rreth 30 katrorë ose (rrathë) çokollatë të bardhë ose çokollatë që tretet.

Përgatitja:

Rriheni gjalpin me sheqer sa të bëhet krem. Shtoni kafenë dhe vaniljen dhe përziejini mirë. Siteni miellin së bashku me majanë e kripën dhe shtojani masës tjetër duke e trazuar mirë. Me përzierjen e përgatitur formoni topa dhe vendosini në një tavë të lyer me gjalpë. Me pëllëmbën e dorës, shtypni ato lehtë dhe vendosini në qendër nga një copë çokollatë (kuadrat). Kalojini ne furrë në 160 gradë për 15-20 minuta. Ftohini në një rrjetë pastiçeri, pastaj ruajini në një kuti teneqeje.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles