Biskota me çokollatë

spot_img

Biskota me çokollatë(Cookies amerikane) Përbërësit:

350 gr çokollatë fondente e ndarë në tre pjesë 180gr+120gr+50gr
60 gr gjalpë
2 vezë
150 gr sheqer kaf
100 gr miell
një majë luge kripë
1 luge kafeje me fryrës për ëmbëlsira

Përgatitja:

Të gjithë çokollatën (350gr) do e grimë në copa jo shumë të vogla
Do shkrimë me banjëmari 180 gr të çokollatës së bashku me gjalpin.
Në një tas do të rrahim mirë vezët me sheqerin dhe këtu do të shtojmë çokollatën me gjalpin të shkrirë më parë.
E përziejmë përsëri dhe do të shtojmë miellin ku kemi shtuar më parë fryrësin dhe kripën. Tek ky brumë do të shtojmë dhe 120 gr të çokollatës dhe e përziejmë përsëri.
Me një lugë do të hedhim brumin në një tavë (në topa të vegjël), të cilin e kemi mbuluar më parë me letër kuzhine. Sipër çdo biskote do të hedhim copa çokollate (50 gr që kemi grirë më parë). Do i pjekim në furrë për rreth 20 minuta me 160°. Do i heqim nga tava kur të jenë ftohur.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles