Pёrbёrёsit
- 4 biftekë të mëdhenj
- 2 vezë
- 2 patate
- 50 gr kackavall
- ½ tubë majdanoz
- 20 gr djathë parmesan
- 100 gr gjalpë
- 3 lugë miell
- 3 decilitra qumësht
- 2 decilitra supë vici
- Mëlmesa
- Biber i zi
- Për garner perimesh
- 4 patate
- 4 karrota
- ½ presh
- 50 gr gjalpë
- Mëlmesa
Hapat
o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i
Patatet dhe vezët zihen, qërrohen dhe priten në katrorka, kackavalli grihet trash nerende ndërsa majdanozi grihet imët.
Në një tenxhere të vogël shkrihet gjalpi, pastaj shtohet mielli dhe kaurdiset pakëz.
Pastaj aty derdhet qumështi, shtohen mëlmesa sipas shijës dhe zihet në temperaturë mesatare, duke përzier gjatë tërë kohës, derisa të fitohet dendësia e dëshiruar. Nga fundi i zierjës shtohet djathi parmezan.
Në enë të përshtatshme bashkohen patatet, vezët, kackavalli, majdanozi, derdhet pakëz salcë beshamel me parmezan dhe përzihet me qëllim që të fitohet masë e trashës për mbushje.
Biftekët e vicit t’hollohen me cekan durir dhe u shtohen mëlmesa sipas shijës, në secilin biftek vendoset nga pak mbushje e përgatitur, pjesët anësore palosen nga brenda dhe bifteku bëhet role.
Pastaj role përforcohet me tel kuzhine, biftekët e bërë role fërgohen, derisa të skuqen, në vaj të nxehtë, pastaj u derdhet përmbi supë vici dhe kaurdisen në temperaturë mesatare derisa të zbuten.
Biftekëve të kaurdisur u hedhet përmbi salca beshamel e mbetur dhe shërbehen me garnir perimesh.
Garnir me perime, patatet dhe karrotat zihen dhe priten në katrorka, edhe preshi gjithashtu pritet në katrorka.
Në tigan tefloni shkrihet gjalpi, pastaj shtohet preshi, patatet dhe karrotat. Shtohen mëlmesa sipas shijës dhe kaurdisen pakëz, sa të zbuten preshi.
o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o
KuzhinaShqiptare.çom është platformë online për dashamirët e kuzhinës dhe ushqimit të shijshëm. Çdo ditë, stafi jonë ju sjellë reçeta të reja nga Kuzhina Shqiptare dhe ajo e huaj, reçeta këto të çilat ju mund t’i përgatitni lehtë në ambientin shtepiak.