Bajadera të bardha me kokos

spot_img

Bajadera të bardha me kokosPërbërësit:

– 300 g sheqer
– 200 ml ujë
– 250 g margarinë
– 300 g keks
– 100 g kokos

Glazura:

– 100 g çokollatë të bardhë
– 3 lugë vaj

Përgatitja:

Sheqerin dhe ujin qiteni në tenxhere dhe kur të vlojë zieni edhe 3–4 minuta.

Shtoni margarinën dhe përzieni derisa të shkrihet.

Pastaj shtoni keksin e bluar dhe kokosin dhe të gjitha përzieni mirë.

Përbërjen qiteni në enë të mbështjellë me folie dhe lëreni të forcohet.

Nga gjysma e kësaj përbërjeje mund të bëni toptha dhe t’i rrokullisni në keksin e bluar.

Shkrini në avull çokollatën me vaj dhe qitjani bajaderës, kur të forcohet priteni në shtangla (shufra).

Bajaderës mund t’i hidhni edhe përbërjen e bardhë të gatuar nga sheqeri pluhur me pak ujë.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles