Përbërësit:
300 g sheqer
200 ml ujë
250 g margarinë
300 g keks
100 g kokos
Glazura:
100 g çokollatë të bardhë
3 lugë vaj
Përgatitja:
Sheqerin dhe ujin qiteni në tenxhere dhe kur të vlojë zieni edhe 3–4 minuta.
Shtoni margarinën dhe përzieni derisa të shkrihet.
Pastaj shtoni keksin e bluar dhe kokosin dhe të gjitha përzieni mirë.
Përbërjen qiteni në enë të mbështjellë me folie dhe lëreni të forcohet.
Nga gjysma e kësaj përbërjeje mund të bëni toptha dhe t’i rrokullisni në keksin e bluar.
Shkrini në avull çokollatën me vaj dhe qitjani bajaderës, kur të forcohet priteni në shtangla (shufra).
Bajaderës mund t’i hidhni edhe përbërjen e bardhë të gatuar nga sheqeri pluhur me pak ujë.