Home BIME MEDICINALE Arrëmyshku

Arrëmyshku

0

Arrëmyshku

Arrëmyshku

arremyshku

Në terminologjinë shkencore arrëmyshku njihet me emrin frarans Myristica. Arrëmyshku është bërthama e thatë e pemës me gjelbërim të përhershëm.
Ajo ka aromë të fortë dhe shije djegëse . Fruti i arrëmyshkut është i bukur, i ngjan kajsisë,veqse në ndryshim nga ajo është e thatë. Kur Çel fruti dalin farat e kafta të shkëlqyshme dhe të mbuluara me një cipër në ngjyrë të kuqe të Çelt. Brenda farave duket bërthama e cila është elementi i këtij vaji, pra vajit te arrëmyshkut .

Përbërja:
Ky vaj hyn në grupin e vajrave eterik (avullues ) që përmbajnë porneol dhe eugenol.Substanca më rëndësishme prej të cilës përbëhet ky vaj është Myresticin , i cili shkakton ekstazën që i ngjan efekteve të amfitaminës dhe meskalinës.
Vaji i arrëmyshkut është përgaditur nga shkrirja e tij me vajra të tjerë plotësues të efekteve të dëshiruara si vaji i susamit dhe xhirxhiri, apo vaji i majdanozit dhe i selinos në masën 20% .

Dobitë dhe përdorimet :
Ai ndikon në tre drejtime :

– Është stimulus seksual: kjo gjë është e njohur edhe tek masa e njerëzve, për efektet e tij stimuluse në lidhje me procesin seksual. Një orë përpara aktit merret një lug e madhe. Nuk rekomandohet përdorimi i shpeshtë ose i përhershëm i kitij
vaji për kët qëllim, per shkak se mund të shkaktojë efekt të kundert.

Ndihmon në mjekimin e disa sëmundjeve të lëkurës si ekzema,qerja. Një lug e vogël nga goja ndihmon në largimin e gazrave dhe shërben si ndihmës për procesin e tretjes. Përdoret për rastet me diarre dhe kolerë dhe në mënyrë
të veqantë ka efekt në trajtimin e depresionit stresit dhe pagjumsisë.

Përdoret për trajtimin e artitit, cermes dhe reumatizëms.Lyhet me këtë vaj regjioni i caktuar një herë në ditë.
Të merret nën kujdes të veqantë dhe me maturi gjatë periudhës së shtatëzenisë.

(Visited 286 times, 1 visits today)

Exit mobile version