Rëndësia e aromave është reflektuar para së gjithash edhe në hadithet Profetit Muhamed Alejhi Selam, dhe përdorimi e të cilit ia ka lënë si praktikë të umetit të tij të preferuar në këtë botë. Profeti Alejhi Selam na ka këshilluar që të përdorin aromat në çdo kohë, më tepër, po ashtu edhe Kur’ani rreth kësaj në një mënyrë shumë ekspilicite e sqaroi këtë çështje me fjalët e Allahut xh,sh: “O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz, hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (Allahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).” (el-A’raf, 31)
Në mesin e këtyre dekoratave gjenden edhe aroma për burrat, para se të grave, për shkak se gratë mund të parfumosen vetëm për burrat e tyre, sepse aroma e saj ndaj të huajve mund të çojë në hutim dhe trazira në tokë. Këtë vepër nuk e lejon Allahu, as ndonjë njeri tjetër që ka nder moralit dhe karakter. Në shumë revista mjekësore, thuhet se, në rastet e dhimbjeve të kokës, fërkohet me vaj prej nane (mint) në mënyrë që dhimbja të ndalet, dhe nëse dikush ka pagjumësi, le ta lyej jastëkun me aromë – dhe do të bijë në gjumë në paqe.
Nane është një bimë që jep një aromë shumë të mirë dhe është shumë shërues.
Nëse dikush dëshiron të bëjë vëtën më aktiv për një kohë sa më të shpejtë të mundshme, le të përzije disa pika vaj mandarin me pak ujë. Ashtu siç ka një mënyrë të natyrshme të trajtimit dhe të shërimit me muzikë, mjekësia njeh edhe mundësinë e shërimit nëpërmjet aromave. Kjo është e quajtur aromatherapy. Nën aromaterapi përfshihet trajtimi i problemeve fiziologjike, neurologjike dhe emocional nga aromat, ose për të eliminuar dhimbjet, ulur tensionin dhe forcuar ndjenja gjallërie e aktiviteti. Çfarë ndjen secili prej nesh kur nuhat aromën e bukës së ngrohtë, të bërë nga mielli ose nga gruri i pastër? Nuk ka dyshim se atëherë do të ndiheni rehat me zgjimin, dhe me kujtim të këndshme. Kjo nuk është diçka e pazakontë, kur marrim parasysh se si funksiononaroma te njerzit. Nervat janë përgjegjës për aromën dhe janë të lidhura drejtpërdrejt me qendrën për kujtesën dhe emocionet në tru. Dr Elena Hersh, një specialiste të sëmundjeve nervore e psiqike në Çikago, thotë se mënyra më e shpejtë për të zgjuar emocione dhe ndenja është duke aktivizuar aromën tek njeriu.
Shkenca moderne tani pranon dhe vlerëson lidhjet me trajnimin e çregullimeve emocionale dhe mendore duke përdorur aromën e vajrat esenciale. Janë bërë shumë studime të cilat konfirmojnë fuqimisht se livandoja, të cilën paraardhësit tanë e kanë përdorur për të çlodhur nervat, me të vërtetë zbut turbullirën dhe dridhjet e trurit. Sot të gjithë ne e dimë se disa vajra esenciale kanë efekt të vogël në nerva dhe heqin tensionin, të tilla si: kamomii, gjethi i portokallit, ndërsa aroma e lules dhe jaseminit ndikon me shumë efikasitet. Disa aroma ndikojnë pozitivisht kundër lodhjeve, të tilla si era e blirit, pisha e bardhë, ndërsa aroma e vajrave thelbësore, në mënyrë efektive ndikon për gjumë. Kohët e fundit, zbatimi i vajrave esenciale, Aromatherapy, paraqitet si metodë e njohur dhe e respektuar për ruajtjen e shendetit.
I Dërguari i Zotit Alejhi Selam e ka krahasuar shoqërimin me shitësin e aromave dhe ata që janë pregatisin aroma, bashkë me profesione si farkëtari që fryn shakull, me fjalët: :Shembulli i shokut të mirë dhe të keq është si shembulli i një tregtari që shet aroma dhe farkëtari i cili fryn shakull. Nga shitësit e parfumit do të blesh aromë, ose të paktën do kundërmosh erën e parfumit të tij; kurse te një farkëtar do ti mbushni trupin ose rrobat me erë të pakëndshme .’’
Shkeputur nga libri: “KUR`ANI, FARMACIA DHE TRAJTIMI I SËMUNDJEVE ” nga Dr. Halid Faik El-Ubejdi
(Visited 63 times, 1 visits today)