Përbërësit
- kungull
- proshutë Hako
- gjize të ëmbël
- kripë
- piper
- vaj ulliri
- limon
Hapat
- Pastroni dhe prisni në feta të holla të gjata, kungujt.
- E mira është që t’i prisni me grirësen e posaçme sepse me thikë, është pak e vështirë të arrini hollësinë e duhur të fetës.
- Pasi t’i keni prerë, marinojini me kripë, piper, limon dhe vaj ulliri.
- Kur të bëni gati pjatën, secilën prej fetave, mbusheni me gjizë të ëmbël dhe proshutë Hako.