Amareta ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Përbërësit
400 gr miell
100 gr sheqer pluhur
300 gr gjalp
1 vanilje Bourbon
2 të verdha vezësh
lajthi ose arra
lëkurën e 1 portokalleje
Përgatitja
1
Masat janë për rreth 40 amareta. Gjalpi duhet i ambientit, e trazojmë me mikser me sheqer pluhur, pak kripë, vanilje
2
kur bëhet 1 masë hedhim vezët, vazhdojmë i trazojmë, hedhim lëkurën e portokallit të grirë në rende dhe me ndihmën e 1 site hedhim miellin duke hedhur duke trazaur me mikser sa të bëhet 1 masë.
3
I ndajmë në topa sa 1 kokër arre, i vendosim 1 lajthi ose arrë në mes, shtypim t’ju japim formën dhe i pjekim në furrë të para nxehur për 10-12 minuta në 180 gradë C