Ingredients
For 4 Person(s)
Ajvar
- 15 kg speca te kuq
- 700 ml vaj ulliri
- 30 gr sheqer
Ajvar Directions
-
Speckat pasi ti kemi larë dhe fshirë me një rrobë, i pjekim mbi një skarë ose dhe mbi pllakën e sobës. I lemë të ftohen për pak kohë dhe i pastrojmë nga lëkura dhe nga farat.
-
Më pas i lemë në një enë të kullojnë për gati një orë. Pasi kanë pushuar, i grijmë dhe i hedhim në një enë të madhe ku më parë kemi hedhur gjysmën e masës së vajit.
-
Pasi i kemi hedhur në enë, i vendosim në zjarre. Zjarri duhet të jetë gjithmonë i ngadalshëm në mënyrë që nxehtësia të jetë në minimum sepse zjarri i shpejt krijon djegie në fund të enës. Ideale për të përgatitur ajvar është soba me dru.
-
E përziejmë dalëngadalë ajvar-in dhe mbas 30 minutash shtojmë edhe masën tjetër të vajit së bashku me sheqerin.
-
Vazhdojmë ta përziejmë ngadalë derisa masa të trashet.Ajvari është gati. E hedhim nëpër vazo masën e përgatitur, i mbyllim fort vazot dhe i vendosim në një enë me ujë dhe i ziejmë me qëllim që të ruhet masa për një kohë të gjatë.
-
Ju bëftë mirë!