Kuzhina tradicionale italiane është sot ndër kuzhinat më të preferuara në botë. Njësoj ndodh edhe tek ne. Rrallë kush mund ta imagjinojë një javë pa shijen e picës, lazanjes apo makaronave të shijshme.
Nëse edhe ju jeni ndër adhuruesit e kuzhinës italiane, ju sjellim disa fakte interesante rreth saj, që besojmë do t’iu pëlqejnë.
- 13 shkurti është Dita Ndërkombtare e të ngrënit ushqim Italian
- Proshuta italiane ka qenë e ndaluar në SHBA deri në vitin 1989, ndërsa mortadella është legalizuar vetëm në vitin 2000. Mishi special Italian i njohur si zampone është akoma i ndaluar në SHBA, ndërsa arsyet për ndalimin e tij nuk bëhen publike.
- Sipas traditës, italianët në fakt, nuk i vendosin qoftet në salcën me domate për shpageta. Në vend të kësaj, ato servohen në një pjatë të vecantë.
- Salca e domates ka nisur të shërbehet me shpageti vetëm në shekullin e 18-të.
- Në botë ekzistojnë 600 versione të pastës italiane.
- Kreu I Kishës Romane Katolike ka qenë ai që në shekullin e 13-të ka vendosur një standard për kualitetin e pastës. Sot e asaj dite, pasta nuk guxon të jetë nën atë standard.
- Një person i rëndomtë në Itali, konsumon 30 kg pasta në vit, ndërkohë që përqindja e konsumimit të pastës në vende të tjera të botës për një person është afro 5 kg.
- Fabrikën e parë për prodhimin e pastës italiane e ka hapur familja Agnes, në afërsi të qytetit të Gjenovës, në vitin 1824.
- E famshmja pasta “carbonare” është ushqim tradicional I qytetit të Romës.
- Pica është gatuar për herë të parë në Napoli në vitin 1889.
(Visited 973 times, 1 visits today)